Sport

Arrestohet një shofer kamioni në Gjermani, pas vdekjes së çiklistit Davide Rebellin...

Ish-çiklisti italian Davide Rebellin u rrëzua në nëntor 2022 dhe për pasojë humbi jetën. Një shofer kamioni u arrestua të enjten dhe u dërgua në paraburgim.

17 Qershor 2023, 16:45 Nga DOSJA
Arrestohet një shofer kamioni në Gjermani, pas vdekjes së
Davide Rebellin humbi jetën, pasi u godit nga kamion i rendë gjatë një xhiro me biçikletë në vitin 2022

GJERMANI - Një shofer kamioni gjerman, i dyshuar se goditi dhe shkaktoi vdekjen e ish-kampionit italian të çiklizmit Davide Rebellin është arrestuar në Gjermani, tha të shtunën zyra e prokurorit italian.

Shoferi, një punonjës i një kompanie në Recke, afër Münster, kishte goditur Davide Rebellin më 30 nëntor 2022 në qytetin Montebello Vicentino, në Veneto (verilindje).  Kamioni i rëndë nuk kishte të ndalur. Davide Rebellin, 51 vjeç, zëvendës-kampion olimpik në çiklizëm rrugor në Pekin në vitin 2008, vdiq menjëherë.

Shoferi u arrestua të enjten dhe u vendos në paraburgim në Münster, në pritje të vendimit të gjykatave gjermane për dorëzimin e tij pranë autoriteteve italiane. Ai po ndiqet penalisht për vrasje nga pakujdesia dhe mosdhënie e ndihmës ndaj një personi në rrezik, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Vdekja e Rebellin i atribuohet ekskluzivisht një kombinimi të mangësive nga ana e (të dyshuarit) në sjelljen e makinës së tij të rëndë në momentet para goditjes”,- shkroi në konkluzionet e tij magjistrati përgjegjës për hetimin paraprak.

Hetuesit identifikuan drejtuesin e mjetit falë kamerave të vëzhgimit të vendosura pranë vendit të aksidentit. Nga hetimet është konstatuar se pikat e dyshuara të kontaktit të biçikletës dhe viktimës në kamion janë pastruar me “detergjent të koncentruar”.

Fitues i klasikeve shtatë herë në karrierën e tij, duke përfshirë një ‘hat-trick’ në Ardennes në 2004, Davide Rebellin ishte një nga specialistët më të mirë në garat njëditore të gjeneratës së tij. Duke u testuar pozitiv për EPO disa muaj pas Lojërave Olimpike të Pekinit në 2008, i dënuar me dy vjet pezullim dhe duke humbur medaljen e tij të argjendtë olimpike, ai megjithatë mbeti në qarkun profesionist dhe vazhdoi të drejtonte gara të mëdha në mesin e viteve 2010, në moshën 45 vjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll