Sport

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos dëshiron ta mbyllë karrierën te Sevilla...

Veterani Ramos prej kohësh dëshiron të rikthehet në “Sánchez Pizjuan”, ku synon të përfundojë karrierën e tij në një klub, që simbolizon rrënjët e tij dhe nga erdhi.

17 Qershor 2023, 14:20 Nga DOSJA
Qendërmbrojtësi Sergio Ramos dëshiron ta mbyllë

SPANJE - Qendërmbrojtësi Sergio Ramos i është vetëofruar Sevillas, përmes një pale të tretë, ku dëshiron të përfundojë karrierën e tij.

Ish-mbrojtësi legjendar i Real Madridit, i cili u largua nga PSG në fund të këtij sezoni, prej kohësh dëshiron të rikthehet në “Sanchez Pizjuan”, me synimin e tij për të mbyllur karrierën, në një klub që simbolizon rrënjët e tij dhe vendin nga e ka nisur.

Ish-kapiteni i Spanjës preferon këtë opsion, i cili do t'i lejonte atij të ishte në shtëpi, në vend që të vazhdonte në një ligë ekzotike, si ato në Arabinë Saudite apo Shtetet e Bashkuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll