Sport

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë negociatat për një kontratë të re me David de Gean...

Portieri De Gea mund të bëhet një lojtar i lirë në verë, pasi një qëndrimi 12-vjeçar te Manchester United, kur u josh nga Atletico Madridi.

17 Qershor 2023, 14:40 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” vazhdojnë negociatat për një

ANGLI - Manchester United po vazhdon negociatat për vazhdimin e kontratës me David de Gea, ka konfirmuar klubi anglez.

“Diskutimet për një kontratë të re të mundshme mbeten të hapura”,- thuhet në një deklaratë të klubit nga Manchesteri.

De Gea mund të bëhet lojtar i lirë gjatë verës, pas një qëndrimi te United që nga viti 2011, pasi u josh nga legjendari Alex Ferguson që të largohej nga Atletico Madrid.

Në kampin e “Djajve të Kuq” bëjnë me dije se Mason Greenwood do të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm, megjithëse sulmuesi 21-vjeçar nuk ka luajtur për skuadrën që kur u arrestua me akuzat për sulm dhe përdhunim. Kjo ka ndodhur në janar të këtij viti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll