Bota

Rrëmbimi i 3 policëve/ AAK në Kuvend thirrje Vuçiç: Lirojini menjëherë! SHBA po na shpërfill, po rrezikohemi nga sanksionet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se AAK ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre policëve. Ndërsa e ka konsideruar këtë akt si provokim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në Beograd.

15 Qershor 2023, 11:59 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve/ AAK në Kuvend thirrje Vuçiç:
Besnik Tahiri

KOSOVË- Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jetë prezent dhe të raportojë për situatën në veri. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se AAK ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre policëve. Ndërsa e ka konsideruar këtë akt si provokim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në Beograd.

“Kërkojmë nga presidenti i Serbisë që me një veprim politik ti lirojë menjëherë te policët duke mos e eskaluar situatën, dhe duke pasur parasysh se ky Kuvend në ballafaqim me Serbinë nuk e njeh qasjen pozitë dhe opozitë. Po e shihni ku jemi sot, dje kem thënë se marrim veprime sovrane dhe sot pas mbledhjes së kryesisë kryeministri flet për nevojën për koordinim dhe habitet sesi po rrinë në heshtje i gjithë faktori ndërkombëtar. Po e shihni sa ka zgjatë qëndrueshmëria e qeverisë në raport me një situatë tepër të rëndë. Nga faktori ndërkombëtar në veçanti nga SHBA urgjentisht të bëjë presionin e duhur ndaj shtetit që nuk e fsheh synimin armiqësor ndaj Kosovës dhe të liroj menjëherë tre policët e kidnapuar”, tha Tahiri.

AAK ka shtuar se veprimet aventureske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e miqve në krye me SHBA ka rezultuar me përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi që është më pro-perëndimor dhe pro-amerikan.  

mblidhet kuvendi i kosoves 15 qershor 2023

Sondazh

Poll