Bota

Vuçiç takim me ambasadorët e QUINT-it: U kërkova që të pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan

Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se u ka kërkuar atyre që të pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan.  

15 Qershor 2023, 10:53 Nga a.l
Vuçiç takim me ambasadorët e QUINT-it: U kërkova që
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njofton se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se u ka kërkuar atyre që të pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan.  

 “Kam folur me përfaqësuesit e BE-së dhe Quint-it, i kam kërkuar që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë dhe ta pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan”, shkruhet në një postim në llogarinë zyrtare të presidentit në Instagram. 

Vuçiç takim me ambasadorët e QUINT-it: U kërkova që
postimi

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dje më datë 14 qershor në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë marrë peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ka ndodhur teksa 3 policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. 

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll