Bota

'Është e qartë që agresioni vjen nga Serbia'/ Kurti: Kemi shtuar kontrollet, kemi ndaluar hyrjen e makinave serbe

Në një konferencë për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ai përsëriti se ky rast është një akt agresioni nga Serbia. 

15 Qershor 2023, 10:07 Nga a.l
'Është e qartë që agresioni vjen nga Serbia'/
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaron se ka shtuar kontrollet në kufi me Serbinë dhe ka ndaluar hyrjen e makinave serbe pas marrjes peng të 3 policëve një ditë më parë në afërsi të Leposaviçit. Në një konferencë për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ai përsëriti se ky rast është një akt agresioni nga Serbia. 

"Për ne është e qartë që agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale dhe është e mundshme në vendkalime kufitare. Si masa të sigurisë kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolle të shtuara deri në një moment të dytë", tha ai. 

tensione ne veri te kosoves albin kurti

Sondazh

Poll