Bota

Dialogu me Serbinë? Kurti: Jam i gatshëm! Ndërkombëtarët na premtuan pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje

Në një konferencë për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ai tha se ndërkombëtarët kanë premtuar për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. 

15 Qershor 2023, 10:04 Nga a.l
Dialogu me Serbinë? Kurti: Jam i gatshëm!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Serbinë, ndërsa theksoi se në Kosovë duhet të ketë ligj dhe Kushtetutë. Në një konferencë për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ai tha se ndërkombëtarët kanë premtuar për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. 

"Në dialog jam i gatshëm dhe i përkushtuar por në Kosovë duhet të ketë ligj dhe kushtetutë. Ju i keni dëgjuar 5 pikat për bindjen tonë të fuqishme. Vetëm kur ne të kemi sundim të ligjit që i largon këta ekstremistë do mund të zvogëlonim praninë e policisë sonë në ndërtesa komunale. Nuk kemi ne faj që Beogradi e kërcënon apo i bën oferta që 2 ditë para zgjedhjeve të tërhiqet nga gara. Aleksandër Jabllanoviç doli nga fushata, ka qenë fituesi i sigurtë. Ndërkombëtarët të merren me këtë. Edhe ai të ishte kryetar komune, njësoj do ta mbroja me polici nga sulmet e atyre ekstremistëve të dhunshëm që nuk i barazoj me komunitetin serb. Madje serbët janë në hall me ta. Krimi ka emra të personave të veçantë jo të një komuniteti. Dhuna më e madhe është bërë në Zveçan ku nuk ka pasur kryetar fare aty. Nuk ka të bëjë me kryetarin kjo gjë”, tha Kurti.  

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll