Bota

'3 policët tanë u rrëmbyen nga 'Kobrat' brenda terriorit të Kosovës'/ Sveçla: Ndërkombëtarët të dënojnë aktin kriminal të Serbisë

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Albin Kurti mëngjesin e sotëm, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojë aktin kriminal të Serbisë, që sipas tij është kryer të marrë hak për arrestimin dy ditë më parë të serbit në Mitrovicën e Veriut. 

15 Qershor 2023, 09:43 Nga a.l
'3 policët tanë u rrëmbyen nga 'Kobrat' brenda
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla deklaron se 3 policët e Kosovës janë rrëmbyer nga ekpi special i Serbisë 'Kobra'. Në një konferencë për mediat me kryeministrin Albin Kurti mëngjesin e sotëm, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojë aktin kriminal të Serbisë, që sipas tij është kryer për të marrë hak për arrestimin dy ditë më parë të serbit në Mitrovicën e Veriut. 

Sveçla: Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë oragnizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur konttrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt criminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt criminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll