Bota

Tensionet në Veri/ Natasha Kandiç thirrrje për lirimin e 3 policëve të marrë peng nga serbët

Në një postim në Twitter, Kandiç shkruan se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

15 Qershor 2023, 09:55 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Natasha Kandiç thirrrje për lirimin e 3
Natasha Kandiç

KOSOVË- Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç ka reaguar pas marrjes peng të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Në një postim në Twitter, Kandiç shkruan se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë", ka shkruar Kandiç në Twitter. 

Merren peng 3 policë 

Tre policë kufitar janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim.

natasha kandic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll