Bota

Kuvendi i Kosovës, mungon Kurti/ Krasniqi: Të vijë të raportojë! Rrëmbimi i 3 policëve shkelje e sovranitetit

Memli Krasniqi ka thënë se rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ndërsa kërkoi që Qeveria të marrë masa dhe të angazhohet në kthimin e tyre në vend. 

15 Qershor 2023, 11:33 Nga a.l
Kuvendi i Kosovës, mungon Kurti/ Krasniqi: Të vijë të
Memli Krasniqi

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me diskutime për përshkallëzimin e tensioneve në veri të vendit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ndërsa kërkoi që Qeveria të marrë masa dhe të angazhohet në kthimin e tyre në vend. 

“Dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës tonë, është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar gjithashtu që kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në Kuvend lidhur me situatën. 

“Ju ftoj që ju në emër të Kuvendit të kontaktoni me kryeministrin që të vij sot në një seancë të veçantë për të raportuar se cilat janë veprimet e Qeverisë që janë duke ndërmarrë për kthimin e policëve tanë por edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi në veri. Të caktojmë kohën e mbajtjes së një seance të veçantë sot për të diskutuar për këtë shqetësim të cilitdo qytetarë”, tha Krasniqi.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

 

mblidhet kuvendi i kosoves 15 qershor 2023

Sondazh

Poll