Bota

Rama e quajti 'i vetëburgosuri i vetëvendosur'/ Kush është Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviç që është 'NGUJUAR' në zyrë, motra iu vra në luftën kundër serbëve

Hetemi, ka qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

15 Qershor 2023, 11:01 Nga a.l
Rama e quajti 'i vetëburgosuri i vetëvendosur'/ Kush
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Lulzim Hetemi, kryetari i sapoemëruar shqiptar i Leposaviç në veri të Kosovës që prej datës 29 maj, kur protesta e serbëve arriti kulmin e degardoi në dhunë e përdorimin e armëve është 'ngujuar' në ndërtesën e komunës. Hetemi ka qenë kandidat i 'Lëvizjes Vetëvendosje' në zgjedhjet e 23 prillit që u zhvilluan në komunat veriore, ku më pas doli fitues.

Kryeministrti Albin Kurti më herët e ka cilësuar shembullore qëndresën e tij në komunë, por duke mos dhënë asnjë arsyetim konkret se pse kryetari i Leposaviç duhet të 'izolohet' në zyrë menjëherë pasi mori detyrën. Kurti gjithashtu e ka cilësuar si një çështje me interes të lartë kombëtar, rezistencën e Hetemit në zyrën e tij të punës. 

Rama e quajti 'i vetëburgosuri i vetëvendosur'/ Kush

Ky veprim është komentuar edhe nga kritikët e kryeministrit. 

Njëri prej tyre edhe kryeministri Rama, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme për media disa ditë më parë e ka cilësuar të pakuptimtë qëndrimin e mëtejshëm të Lulzim Hetemit, në selinë komunale të Leposaviçit, teksa e ka quajtur 'I vetëburgosuri i vetëvendosur'. 

“Nuk funksionon dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal dhe të dali të marrë ajër jashtë godinës. Ajo që u bë me zgjedhjet është gjëja e duhur. Por, ajo u bë që edhe bashkitë, komunat me shumicë dërrmuese serbe të qeverisin shqiptarët. S’u bë për këtë. Ajo u bë për t’iu thënë serbëve që ju bojkotoni por mirë, ne s’i lëmë institucionet në vakuum. Ama në momentin kur krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme, s’ka më logjikë të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku s’bëhet asnjë aktivitet”, deklaroi ai. 

Po kush është Lulzim Hetemi?

Hetemi, ka qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga lufta mundi të shpëtonte, por në përballjen kundër forcave serbe, Hetemi humbi motrën Fatimen, e cila po ashtu ishte pjesë e UÇK-së. 

Dy muaj më parë, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, premtoi se do t'i dilte për zot problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Leposaviçit. Për mediat, para ditës së zgjedhjeve, ai u shpreh se gjendja e sigurisë në komunë, sidomos në tre fshatrat shqiptare, nuk ka qenë më e mirë asnjëherë dhe se incidente ndëretnike nuk ka pasur kurrë, duke mos ditur se në ditët e para të punës, situata është më e tensionuar se kurrë. 

Dilni votoni të dielën qytetarë shqiptarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë. Por, ftoj edhe qytetarët serbë të dalin në komunën e tyre, në të cilën do të lindë dielli pas sa viteve, në mënyrë që ta kemi një komunë demokratike, pa dhunë dhe incidente”, ishte apeli që i drejtoi ai qytetatëve dy muaj më parë.

Qytetarët votuan, ai u zgjodh kryetar, por punën akoma s'po e ushtron lirshëm.

Në komunën me rreth 18 mijë banorë, popullsia shqiptare ka ardhur në rënie. Në censusin e fundit janë regjistruar 270 shqiptare, ose 1.6 per qind e popullsisë. Shqiptarët jetojnë kryesisht në fshtrat në jug të komunës, Bistricë e Shalës dhe Cërraje.

/Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll