Bota

Aksident tragjik në Itali/ Katër makina përplasen në autostradën e Milanos, 2 të vdekur, 3 të plagosur

Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

8 Qershor 2023, 18:03 Nga a.l
Aksident tragjik në Itali/ Katër makina përplasen në
Aksident në Itali

ITALI- Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Siç raportojnë mediat italiane, dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë. 

Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik. 

aksident ne itali

Sondazh

Poll