Bota

E rëndë në Belgjikë/ Nëna harron fëmijën në makinë, vdes foshnja-6 muajshe

Foshnja ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje. 

8 Qershor 2023, 17:08 Nga a.l
E rëndë në Belgjikë/ Nëna harron fëmijën
Foto ilustruese

BELGJIKË-  Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një foshnje 6-muajshe vdiq, pasi nëna e saj e harroi në makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna, e cila punon në spitalin Saint-Joseph de Gilly në qytetin Charleroi, e harroi foshnjën në makinë në vend që ta çonte në çerdhen e spitalit.

Foshnja ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje. 

belgjike

Sondazh

Poll