Bota

Serbët fillojnë të shpërndahen, përfundon protesta në Zveçan

Protestuesit të cilët sot kanë qenë më të paktë në numër kanë filluar të shpërndahen.

8 Qershor 2023, 16:45 Nga a.l
Serbët fillojnë të shpërndahen, përfundon protesta
Protesta në Zveçan

KOSOVË- Ka përfunduar protesta e serbëve në komunën e veriut në Zveçan. Protestuesit të cilët sot kanë qenë më të paktë në numër kanë filluar të shpërndahen. Edhe sot nuk është shënuar asnjë incident. 

Qytetarët kanë qëndruar nëpër tenda. Autoblindat e Policisë së Kosovës,  e kanë ndryshuar vendodhjen gjatë ditës së djeshme dhe janë vendosur prapa objektit komunal.  Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël dhe pa armë, vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës, ndërsa hekurat e metaltë i ndajnë nga protestuesit. 

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll