Bota

Ligji i ri/ Kurti pranon se ka mospërputhje me veteranët e UÇK-së: Paga do të jetë e ndarë nga pensioni

Kurti tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nisë procesi i verifikimit për veteranët dhe nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.

8 Qershor 2023, 17:49 Nga a.l
Ligji i ri/ Kurti pranon se ka mospërputhje me veteranët e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se ka mospërputhje me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre. Kurti tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nisë procesi i verifikimit për veteranët dhe nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.

“Është e vërtet se ka shumë muaj që nuk jemi takuar me përfaqësuesit të organizatave të luftës së UÇK-së, për shkak se ekziston një mospajtim i thellë”, tha ai. 

Në kuvendin e sotëm në Kosovë është diskutuar gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe kërkesës së ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës me Serbinë. 

albin kurti

Sondazh

Poll