Bota

Zelenskyy viziton Kherson pas shpërthimit të digës, rusët i bëjnë atentat, nisin bombardimet (VIDEO)

Menjëherë pas largimit të presidentit, forcat ruse kanë filluar bombardimet në rrugën ku Zelenskyy ishte bashkë me banorët.

8 Qershor 2023, 17:59 Nga a.l
Zelenskyy viziton Kherson pas shpërthimit të digës, rusët i
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka vizituar sot Kherson, pas shpërthimit disa ditë më parë të digës e cila ka shkaktuar përmbytje masive në rajon. Mediat bjelloruse raportojnë se lideri ukrainas i ka shpëtuar sot një atentati nga rusët teksa po qëndronte me banorët pranë rrugës së përmbytur ku po bëhej evakuimi.

Menjëherë pas largimit të presidentit, forcat ruse kanë filluar bombardimet në rrugën ku Zelenskyy ishte bashkë me banorët.

Në këtë zonë ka patur bombardime të tjera ditën e djeshme, ku për pasojë është ndërprerë për disa orë edhe procesi i evakuimit. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll