Bota

Operacion antidrogë në Britani/ 20-vjeçari shqiptar kapet në një ‘fermë’ kanabisi me vlerë 250 mijë paund

Policia ka bastisur banesën ku kultivohej droga e llojit kanabis, që arrinte vlerën e 250 mijë paund. I riu shqiptar ka tentuar të arratiset në kopshtet e pasme, por policia i është vënë pas dhe e ka vënë në pranga. 

8 Qershor 2023, 17:11 Nga a.l
Operacion antidrogë në Britani/ 20-vjeçari shqiptar kapet
Arrestohet shqiptari në Britani

BRITANI- Një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Artenis Shiehu është arretsuar nga autoritetet në Britani. Mediat e huaja raportojnë se Shiehu është gjetur në një shtëpi bari në Millview në Ormesby st Margaret, pranë Great Yarmouth. 

Policia ka bastisur banesën ku kultivohej droga e llojit kanabis, që arrinte vlerën e 250 mijë paund. I riu shqiptar ka tentuar të arratiset në kopshtet e pasme, por policia i është vënë pas dhe e ka vënë në pranga. 

Shiehu nuk pranoi akuzën për përfshirje në prodhimin e kanabisit. Avokati mbrojtës po kërkonte prova mjeko-ligjore për të vërtetuar përfshirjen e të tjerëve dhe se ai kishte ndjekur udhëzimet e një bande shqiptare. 

arrestohet shqiptari ne britani

Sondazh

Poll