Bota

Lufta CIVILE në Sudan/ UNICEF: 300 fëmijë të bllokuar në një jetimore u shpëtuan, 71 të tjerë ndërruan jetë

Evakuimi erdhi pasi 71 fëmijë vdiqën nga uria dhe sëmundja në objekt që nga mesi i prillit.

8 Qershor 2023, 16:50 Nga a.l
Lufta CIVILE në Sudan/ UNICEF: 300 fëmijë të bllokuar
Sudan

SUDAN- Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF, zbulon se rreth 300 fëmijë kanë arritur të shpëtojnë, pasi ishin bllokuar në nëj jetimore në kryeqytetin e Sudanit ku nisi lufta civile midis forcave besnike të gjeneralit Abdel-Fattah Burhan dhe forcave të RSF-së të udhëhequra nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo. Evakuimi erdhi pasi 71 fëmijë vdiqën nga uria dhe sëmundja në objekt që nga mesi i prillit.

Fëmijët e jetimore, Al-Mayqoma në Khartoum u transferuan në një vend më të sigurt, në verilindje të Afrikës. Ministritë e zhvillimit social dhe shëndetësisë të Sudanit kanë marrë përgjegjësinë për fëmijët, ndërsa UNICEF ka ofruar mbështetje humanitare duke përfshirë kujdesin mjekësor, ushqimin, aktivitetet edukative dhe lojën, shkruajnë mediat e huaja. 

Fëmijët morën kontrolle mjekësore pas udhëtimit të gjatë në vendndodhjen e tyre të re. 

lufta ne sudan unicef

Sondazh

Poll