Bota

Vendet e BE-së në prag të një marrëveshjeje të përbashkët për migracionin, ministrat mblidhen sot në Luksenburg

Ata do të vendosin nëse do të votojnë ose refuzojnë një grup të ri rregullash për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve.

8 Qershor 2023, 16:41 Nga a.l
Vendet e BE-së në prag të një marrëveshjeje të
Foto ilustruese

Ministrat e Punëve të Brendshme nga i gjithë Bashkimi Evropian pritet të takohen sot në Luksenburg ku do të diskutohet lidhur me planin për një marrëveshje të madhe për të krijuar një politikë të përbashkët dhe të unifikuar për migracionin. 

Ata do të vendosin nëse do të votojnë ose refuzojnë një grup të ri rregullash për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve, shkruajnë mediat e huaja. 

“Nëse duhet të ketë një marrëveshje, është sot. Unë mendoj se ne jemi aq afër sa nuk ka asnjë arsye të pranueshme për të mos ecur miljen e fundit”, tha Maria Malmer Stenergard, ministre e migracionit e Suedisë, vendi i së cilës aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së dhe vepron si ndërmjetës. 

maria malmer stenergard

Sondazh

Poll