Sport

Kohë gri në Katalonjë, pesimizëm te Barcelona për transferimin e Leo Messit...

Nga Spanja raportohet se në Barcelonë tani janë pesimistë për rikthimin e argjentinasit. Inter Miami po udhëheq garën për të nënshkruar me Messin, sipas “L’Equipe”.

7 Qershor 2023, 17:23 Nga DOSJA
Kohë gri në Katalonjë, pesimizëm te Barcelona për

SPANJE - Seriali për të ardhmen e Lionel Messit vazhdon. Një publikim i Mundo Deportivo raportoi se në Barcelonë tashmë ka pesimizëm për blerjen e tij dhe pak minuta më vonë “L’Equipe” në publikimin e vet zbulon se Inter Miami tani po udhëheq garën për blerjen e argjentinasit.

Botimi francez thotë se prioriteti i Messit është gjithmonë kthimi në Barcelonë (dhe gruaja e tij Antonella dëshiron të kthehet në Katalonjë), por ka disa probleme që e bëjnë të vështirë rikthimin.  Në fakt, burimi në fjalë nuk e përjashton skenarin që Messi të luajë në formë huazimi te Barcelona nga Inter Miami.

Përflitet se Leo Messi i ka kërkuar Al Hilal, që të ngrijë negociatat për një vit. “L’Equipe” raporton ndër të tjera se “Pleshti” dhe partnerja e tij nuk e shikojnë me dashamirësi aventurën në Gjirin Arabik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll