Sport

Fernando Hierro do të ketë një fëmijë me gazetaren bukuroshe nga Kroacia…

Futbollisti veteran spanjol, Fernando Hierro, do të ketë fëmijën e tretë në moshën 55-vjeçare me Fanny Stipkovic. Sigurisht që do të jetë i pari me gazetaren nga Kroacia.

7 Qershor 2023, 16:05 Nga DOSJA

Fernando Hierro do të ketë një fëmijë me gazetaren

SPANJE - Fernando Hierro dhe gazetarja kroate Fani Stipkovic përmes një postimi të përbashkët në llogaritë e tyre në Instagram, kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, të cilët janë bashkë që nga viti 2021, e kanë bërë të ditur lajmin duke postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen të kapur për dore dhe në fund trajneri spanjol prek barkun e fryrë të partneres së tij.

Nën postimin e tyre ata shkruan: "Bekimi ynë më i madh vjen nga dashuria më e pastër. Sa dua të të përqafoj engjëllin tonë të vogël."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fernando Ruiz Hierro (@fernandohierro)

Foshnja, që do të lindë në muajt e ardhshëm, do të jetë e treta e kapitenit, dikur ikonik te Real Madridit, pasi ai tashmë ka dy fëmijë, Alvaro dhe Claudia, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Sonia Ruiz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll