Sport

Mauro Icardi tërheq vëmendjen e Romës, ‘verdhekuqtë’ japin 8 mln. për argjentinasin

Roma është e interesuar për sulmuesit të Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Galatasaray.

7 Qershor 2023, 17:04 Nga DOSJA

Mauro Icardi tërheq vëmendjen e Romës,

ITALI - Mauro Icardi pati një sezon shumë të mirë në Turqi me Galatasaray, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 24 ndeshje të ligës. Sezoni i tij i mire duket nuk ka kaluar pa u vënë re në Itali.

“Corriere della Sera” raporton se Roma e Jose Mourinhos është e interesuar për ish-yllin e Interit, me verdhekuqtë në kërkim të një sulmuesi në verë, pasi Tammy Abraham pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Spezias.

Drejtori sportiv i klubit Thiago Pinto pëlqen Icardin dhe profilin e tij të lojës dhe mund të përfitojë nga marrëdhëniet e shkëlqyera të Romës me Paris Saint-Germain.

Kujtojmë se verën e kaluar romakët morën Gini Wijnaldum si huazim nga parizienët, gjë që sugjeron sërish se marrëdhëniet mes dy palëve janë të paktën të mira.

Mauro Icardi tërheq vëmendjen e Romës,

Në fakt, sipas TycSports, klubi italian tashmë ka paraqitur një ofertë prej 8 milionë eurosh për të marrë nënshkrimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll