Sport

ZYRTARE/ Sergei Rebrov trajneri i ri, tani në krye të kombëtares së Ukrainës...

Sergei Rebrov u bë zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Ukrainës, duke i dhënë fund skenarëve.

7 Qershor 2023, 16:24 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Sergei Rebrov trajneri i ri, tani në krye të kombëtares

UKRAINE - Ish-ylli i futbollit ukrainas, Sergei Rebrov, ka përfunduar në krye të stolit të kombëtares së vendit të tij.

Kontrata e tij me Federatën e Futbollit të Ukrainës do të zgjasë deri në verën e vitit 2026. Stafi i tij do të përfshijë Vitente Gomet, Alberto Bos, Unai Melgosa, Glib Platov dhe Rustam Khundzhamov.

Sergei Rebrov u la i lirë nga Al-Ahyn pak ditë më pare, pasi i përfundoi kontrata. Në të kaluarën ai ka punuar si zv.trajner në kombëtaren e Ukrainës për rreth një vit (2010-2011) dhe ka kaluar kohë edhe në Ferencvaros, Al-Ahly dhe Dynamo Kyiv.

ZYRTARE/ Sergei Rebrov trajneri i ri, tani në krye të kombëtares

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll