Sport

ZYRTARE/ Dorëhiqet trajneri Giovanni Colella, Partizani: “Ti je njëri prej nesh”...

Giovanni Colella është larguar nga Partizani. Vendin e italianit pritet ta zejë një trajner kroat?

7 Qershor 2023, 16:52 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Dorëhiqet trajneri Giovanni Colella, Partizani: “Ti je

TIRANE - Në njoftimin për mediat, Partizani, i cili arriti titullin e 17-të të kampionit nën drejtimin e Giovanni Colellas, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë me dije dorëheqjen dhe largimin nga klubi të trajnerit.

Gjithsesi, klubi i kuq i kanë lënë derën e hapur italianit, si dhe e ka falënderuar për arritjen e objektivit madhor, titullin kampion.

Në njoftim thuhej: “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”.

ZYRTARE/ Dorëhiqet trajneri Giovanni Colella, Partizani: “Ti je

Ndërkohë, pas zyrtarimit të largimit të trajnerit Colella, kanë nisur të dëgjohen zërat se vendin e italianit, me shumë mundësi do ta zejë një trajner kroat…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll