Sport

Vajzat e Partizanit, sot në një miqësore luksi, përballë do të kenë vajzat e Romës…

Pasditen e sotme në “Arenën Demave” skuadra e vajzave të Partizanit do të zhvillojë një ndeshje me skuadrën e femrave të ekipit të Romës.

7 Qershor 2023, 13:46 Nga DOSJA
Vajzat e Partizanit, sot në një miqësore luksi,

TIRANE - Një takim miqësor ky, mes dy skuadrave të vajzave, i cili u arrit falë ndërmjetësimit të Ambasadës Italiane, e cila në bashkëpunim me klubin dhe Bashkinë e Tiranës do dhurojnë një shfaqje të veçantë për sportistet dhe sportdashësit që do të jenë të pranishëm.

Një mundësi e madhe kjo për vajzat e reja të klubit të kuq, të cilat do të kenë fatin të luajnë me një ndër skuadrat më të mira të Italisë, gjithashtu një shans për të fituar eksperiencë ndërkombëtare të një kategorie futbolli, që është gjithmonë e më tepër në rritje dhe që po përqafohet nga shumë të reja në të gjithë vendin.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00 dhe hyrja do të jetë e lirë për tifozët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll