Sport

Mane, Sane dhe Gnabry, në listën e shtatë lojtarëve të padëshiruar nga Tuchel...

Sipas raporteve në Gjermani, Sadio Mane është emri i parë në listën e shtatë lojtarëve të Bayern Munichut, që pritet të largohen nga skuadra bavareze.

7 Qershor 2023, 15:34 Nga DOSJA

Mane, Sane dhe Gnabry, në listën e shtatë lojtarëve të

GJERMANI - Thomas Tuchel, i cili udhëhoqi Bayern Munich dhe siguroi në javën e fundit titullin e 11-të radhazi të Bundesligës, dëshiron një rindërtim të madh në ‘Allianz Arena’ pas një fushate jashtëzakonisht të trazuar për bavarezët. 

Anësorët e Bayernit duket se janë të parët në... bllokun e largimeve, me Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry, që thuhet se po shkojnë drejt derës së daljes, sipas ‘Bild’.

Të lirë për t'u larguar janë gjithashtu mbrojtësi i djathtë Bouna Saar, portieri Alexander Nubel dhe mesfushori qendror Marcel Sabitzer, huazimi i të cilit në Manchester United përfundoi në fund të sezonit.

Benjamin Pavard plotëson listën e ngushtë me shtatë lojtarë, pasi vendosi të mos e zgjasë kontratën e tij me Bayernin. Francezi, për të cilin ka interes nga Barcelona dhe Liverpool, është në gjendje të largohet me efekt të menjëhershëm, nëse një klub i ofron Bayernit pak më shumë se 25 milionë paundë (30 milionë euro).

Pavarësisht se Mane nënshkroi për Bayernin nga Liverpooli për 35 milionë paundë, gjigantët e Bundesligës tashmë janë gati të dëgjojnë ofertat për sulmuesin 31-vjeçar. Senegalezi shënoi vetëm 7 gola në 25 paraqitje në Bundesligë gjatë sezonit të tij të parë dhe ishte një yll negativ jashtë fushës, pasi goditi Sane në fytyrë, pasi Bayern u eliminua nga Champions League nga Manchester City në prill.

Mane, Sane dhe Gnabry, në listën e shtatë lojtarëve të

Incidenti tregoi çarjen e qartë në kampin e Bayern Munichut dhe erdhi menjëherë pas ardhjes së Tuchel, me ish-trajnerin Julian Nagelsmann të shkarkuar nga klubi menjëherë pas çerekfinaleve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll