Sport

Neymar në Miami për të mbështetur mikun e tij Jimmy Butler në finalen e NBA-së...

Sulmuesi brazilian ndau në rrjetet sociale një seancë gjuajtjesh të lira me mikun e tij Jimmy Butler, anësorin e Miami.

7 Qershor 2023, 15:20 Nga DOSJA

Neymar në Miami për të mbështetur mikun e tij Jimmy Butler

SHBA - Nuk e dimë ende se si do të jetë e ardhmja e tij dhe nëse do të jetë sërish parizien sezonin e ardhshëm, por ndërkohë Neymar po kalon një kohë të mirë. Kavilja e djathtë e sulmuesit brazilian të PSG-së është shumë më e mirë, siç shihet edhe në videot e ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale. I munguar nga fusha që nga mesi i shkurtit, ai ishte në Grand Prix të F1 në Monako në fund të majit.

Braziliani aktualisht është në Florida, ku ai vizitoi veçanërisht mikun e tij të mirë Jimmy Butler, anësorin e Miami Heat. Kështu dy kampionët ndanë një seancë gjuajtjesh të lira, me pak a shumë sukses në varësi të secilit. Neymar ishte shumë i zoti dhe madje arriti një kosh duke gjuajtur këmbën.

Një tifoz i madh i klubit parizien (ai shfaqet rregullisht me fanelën), gjigandi i koshit i Teksasit, po mbështet nga prania e futbollistit brazilian për të gjetur motivimin e nevojshëm për të fituar titullin e NBA-së. "Ai është miku im,- tha ai. - Është pjesë e rutinës sime në ditët e lojërave dhe në ditët e pushimit të shikoj të gjitha llojet e sporteve të luajtura nga njerëz që më frymëzojnë të jem në krye dhe ai është një prej tyre. Me të në krah, mendoj se do të jetë mirë.”

Për momentin, Miami dhe Denveri janë të barabartë (1-1) në finale me nga një fitore.  Takimi i radhës zhvillohet natën tjetër, nga e mërkura në të enjte, në fushën e Heat, në qendrën Kaseya. 

Neymar në Miami për të mbështetur mikun e tij Jimmy Butler

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll