Sport

Sheikh Yassim nga Katari, paraqiti një ofertë të pestë për blerjen e Man.United...

Sipas një publikimi anglez, Sheikh Yassim ka paraqitur një ofertë të re, të pestën me radhë, për ta bërë të tijët “Djajtë e Kuq”

7 Qershor 2023, 15:51 Nga DOSJA
Sheikh Yassim nga Katari, paraqiti një ofertë të pestë

ANGLI - Beteja e ashpër mes Sheikh Yassim të Katarit dhe Sir Jim Ratcliffe për marrjen e  Manchester United nga familja Glazer vazhdon. Siç zbulon “Daily Mail”, sheiku i Katarit ka bërë një propozim të ri, numrin 5, për të bindur pronarët amerikanë të skuadrës që t’i shesin “Djajtë e Kuq”.

Sheikh Yassim bin Hamad al-Thani, siç është emri i tij i plotë, u dha afat pronarëve të Manchester United deri të premten për t'iu përgjigjur. Pas kësaj kohe, oferta do të jetë e vlefshme, por jo e negociueshme. Mirëpo, edhe kjo ofertë e re e sheikut, edhe pse e përmirësuar, nuk arrin 6 miliardë paund që duan Glazerët.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Sir Jim Ratcliffe ndaj kësaj oferte të re, pasi ai u përfol se do të ishte kryesuesi me të dhënat e mëparshme. Kujtojmë se në ofertën e tij, Glazers i jepet mundësia të qëndrojnë në skuadër për një periudhë të caktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll