Bota

NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e aleancës, 10 mijë pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende

Stërvitja 'Air Defender 23' fillon javën e ardhshme. 10,000 persona do të marrin pjesë dhe 250 avionë nga 25 vende do t'i përgjigjen një sulmi të simuluar ndaj një vendi anëtar të NATO-s.

7 Qershor 2023, 15:28 Nga a.l
NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ajrore
Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, majtas, dhe Drejtori i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA, gjeneral-lejtnant Michael A. Loh, në Berlin

GJERMANI- Gjermania po përgatitet të presë stërvitjen më të madhe të stërvitjes ajrore në historinë e NATO-s, një shfaqje që synon të lërë përshtypje tel aleatët dhe kundërshtarët e Rusisë. 

Stërvitja 'Air Defender 23' fillon javën e ardhshme. 10,000 persona do të marrin pjesë dhe 250 avionë nga 25 vende do t'i përgjigjen një sulmi të simuluar ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Vetëm Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 2,000 personel të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA dhe rreth 100 avionë për të marrë pjesë në manovrat stërvitore të 12-23 qershorit, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtria gjermane ka paralajmëruar se stërvitja e madhe e forcave ajrore do të ketë ndikim tek njerëzit që përdorin linjat ajrore civile në Evropë. 

air defender 23

Sondazh

Poll