Bota

Biseda telefonike me Zelenskyyn/ Erdogan: Shpërthimi i digës të hetohet nga ndërkombëtarët

Diga Kakhovka ndodhet në lumin Dnipro, i cili ushqen një rezervuar që siguron ujë për stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, më i madhi në Evropë, rreth 150 kilometra (90 milje) në rrjedhën e sipërme.

7 Qershor 2023, 15:22 Nga a.l
Biseda telefonike me Zelenskyyn/ Erdogan: Shpërthimi i digës të
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ku u diskutua krijimi i një komisioni ndërkombëtar për të hetuar shkatërrimin e digës në Kherson, shkruajnë mediat e huaja. 

“Presidenti Erdogan tha se mund të krijohej një komision me pjesëmarrjen e ekspertëve nga palët ndërluftuese, Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Turqinë, për një hetim të detajuar mbi shpërthimin në digën Kakhovka”, tha zyra e tij pas thirrjes me Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

Moska dhe Kievi fajësojnë njera-tjetrën për shkatërrimin e digës hidroelektrike Kakhovka, e cila u hap të martën herët pas një shpërthimi. Autoritetet në Ukrainës kanë njoftuar menjëherë evakuimin e banorëve të cilët rrezikonin të mbyteshin. 

Diga Kakhovka ndodhet në lumin Dnipro, i cili ushqen një rezervuar që siguron ujë për stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, më i madhi në Evropë, rreth 150 kilometra (90 milje) në rrjedhën e sipërme.

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll