Bota

FOTOT/ Statuja e Lirisë në Nju Jork mbulohet me mjegull nga zjarri në Kanada

Në Nju Jork, fotot e siguruara treguan një mjegull portokalli që mbulonte horizontin e qytetit për shkak të tymit të zjarrit nga Kanadaja në jug.

7 Qershor 2023, 15:18 Nga f.i
FOTOT/ Statuja e Lirisë në Nju Jork mbulohet me mjegull nga zjarri
Nju Jork

SHBA- Zjarret e vazhdueshme në Kanada, ka bërë që qytetet kryesore në Ontario dhe Quebec, duke përfshirë Toronton dhe zonat përreth të mbulohen nga tymi.

Tymi ka arritur deri në New York City dhe Connecticut, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”. Në Nju Jork, fotot e siguruara treguan një mjegull portokalli që mbulonte horizontin e qytetit për shkak të tymit të zjarrit nga Kanadaja në jug.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar njerëzit që të mos stërviten jashtë dhe të minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ajri paraqet rreziqe të menjëhershme dhe afatgjatë për shëndetin.

zjarret ne kanada

Sondazh

Poll