Bota

Lavrov: Veprimet e Perëndimit i kanë bërë rusët më të bashkuar

Ai gjithashtu u shpreh se populli rus, për shkak të kodeve të tij historike, rrënjëve, kujtesës së paraardhësve, e gjeti veten përballë konfortimit që u nis nga Perëndimi.

7 Qershor 2023, 14:47 Nga a.l
Lavrov: Veprimet e Perëndimit i kanë bërë rusët më
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov deklaron se veprimet e Perëndimit i kanë bërë rusët më të bashkuar. Ai gjithashtu u shpreh se populli rus, për shkak të kodeve të tij historike, rrënjëve, kujtesës së paraardhësve, e gjeti veten përballë konfortimit që u nis nga Perëndimi, shkruajnë mediat e huaja. 

“Populli rus i ka mbyllur radhët vetëm kur është përballur me veprimet e Perëndimit. Ajo që ata bënë na bashkoi edhe më shumë. Nëse kishte ndjenja në shoqëri kur dikush ndihej i qetë për disa tendenca rreth nesh, kryesisht në Ukrainë, këto ndjenja tani janë zhdukur plotësisht ose po vazhdojnë vetëm midis grupeve margjinale”, tha ai.

Më herët, Rusia kishte paralajmëruar kundër dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, duke thënë se masa do të ngrejë çështjen e përfshirjes direkte ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA në luftë.

 

sergej lavrov

Sondazh

Poll