Bota

Deputetja britanike, Alicia Kearns bisedë telefonike me Albin Kurti: Biseduam për faktirët destabilizues në Kosovë

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter, Kearns bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte situata në veri të Kosovës, nevoja e shtensionimit dhe faktorët destabilizues. 

7 Qershor 2023, 15:01 Nga a.l
Deputetja britanike, Alicia Kearns bisedë telefonike me Albin Kurti:
Deputetja britanike bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti

KOSOVË-  Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter, Kearns bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte situata në veri të Kosovës, nevoja e shtensionimit dhe faktorët destabilizues. 

Deputetja konservatore së fundmi është shfaqur mjaft aktive duke komunetuar krizën e fundit në veri të Kosovës. Më herët ajo është shprehur se ndaj Kosovës po bëhet presion dhe e ka dënuar dhunën e orkestruar te zyrat e kryetarëve. 

alicia kearns albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll