Bota

Abdixhiku takim me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott: Përplasja e Kosovës me aleatët është devijim strategjik me pasoja

Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin e konsolidimin e shtetit të Kosovës. 

7 Qershor 2023, 15:12 Nga a.l
Abdixhiku takim me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott: Përplasja e
Lumir Abdixhiku në takim me ambasadorin Abbot

KOSOVË-  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur pasditen e kësaj të mërkure në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Abbott për qëndrimin e partisë për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleatët për të përballuar një krizë është domosdoshmëri.

“Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”, ka thënë i pari i LDK-së.

Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin e konsolidimin e shtetit të Kosovës. 

tensione në veri të kosovës lumir abdixhiku

Sondazh

Poll