Bota

Escobar: S’kam dhënë afate për kërkesat, Asociacioni mund të ndodhë edhe me qeverinë e ardhshme

Escobar paralajmëroi se Asociacioni do të formohet me qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti ose me ndonjë qeveri të ardhshme.

7 Qershor 2023, 14:40 Nga f.i
Escobar: S’kam dhënë afate për kërkesat, Asociacioni
Gabriel Escobar

SERBI- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi nga Beogradi se nuk i ka dhënë afate Kosovës.

Escobar paralajmëroi se Asociacioni do të formohet me qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti ose me ndonjë qeveri të ardhshme. Kujtojmë se në ditën e parë të vizitës në Beograd u raportua se, Escobar i la dy ditë kohë Kurtit që të tregojë nëse pajtohet me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

“Kurtit nuk i kam dhënë asnjë afat, ajo që kam kërkuar në Prishtinë është pyeta se cilat janë hapat e mëtejshëm. Miroslav Lajçak dhe unë thamë që pas kësaj vizite duhet të dorëzojmë raporte. Shtëpia e Bardhë po kërkon që unë të jap informacionet e fundit të së premtes për atë që po ndodh dhe ai gjithashtu duhet të raportojë te Josep Borell se çfarë po ndodh. Por, është hapi tjetër për mua, nuk është një afat. Bazuar në raportin tjetër, ne do të marrim disa vendime për të ardhmen, por nuk është afat për askënd”,- tha Escobar.

I dërguar nga SHBA u shpreh se diskutimet do të vijojnë me Bashkimin Evropian edhe pas këtyre vizitave.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll