Bota

Shpërthimi i digës në Kherson/ Zelenskyy bisedë telefonike me Erdogan: Biseduam për pasojat humanitare dhe mjedisore të aktit terrorist nga Rusia

Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy bën me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë pasojat humanitare dhe mjedisore nga shpërthimi i digës Kahkovka, për të cilën Zelenskyy shprehet se është një akt terrorizmi nga rusët. 

7 Qershor 2023, 14:53 Nga a.l
Shpërthimi i digës në Kherson/ Zelenskyy bisedë telefonike
Rexhep Taip Erdogan dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan. Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy bën me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë pasojat humanitare dhe mjedisore nga shpërthimi i digës Kahkovka, për të cilën Zelenskyy shprehet se është një akt terrorizmi nga rusët. 

Ukraina po evakuon mijëra njerëz pasi shkatërrimi i digës solli përmbytje masive. Uashingtoni ka paralajmëruar se mund të ketë viktima nga shkatërrimi i digës, e cila ndodhet në vijën e frontit dhe siguron ujë ftohës për centralin më të madh bërthamor të Evropës. 

volodymyr zelenskyy rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll