Bota

Shpërthimi i digës në Kherson/ Reagon Kina: Jemi shumë të shqetësuar për dëmin

Ukraina po evakuon mijëra njerëz pasi shkatërrimi i digës solli përmbytje masive.

7 Qershor 2023, 14:40 Nga a.l
Shpërthimi i digës në Kherson/ Reagon Kina: Jemi shumë
ëang ëenbin

KINË- Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin ka reaguar lidhur me shpërthimin e digës në Kherson mëngjesin e djeshëm. Wenbin tha se Kina kjo ngjarje ka ngritur shqetësim te Kina për shkak se mund të ndikojë në ekonominë dhe ekologjinë e vendit. Kina i ka bërë thirrje palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne shprehim shqetësim serioz për dëmtimin e digës në hidrocentralin Kakhovka. Pekini është thellësisht i shqetësuar për ndikimet humanitare, ekonomike dhe ekologjike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt që të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të bëjnë çmos për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe objekteve civile," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin.

Ukraina po evakuon mijëra njerëz pasi shkatërrimi i digës solli përmbytje masive. Uashingtoni ka paralajmëruar se mund të ketë viktima nga shkatërrimi i digës, e cila ndodhet në vijën e frontit dhe siguron ujë ftohës për centralin më të madh bërthamor të Evropës. 

lufta ukraine-rusi wang wenbin

Sondazh

Poll