Sport

Spanjë-Brazil, një miqësore nën moton: “Racistët, jashtë futbollit!”... (video)

Federata Spanjole publikoi të hënën një deklaratë për shtyp, duke njoftuar organizimin e një ndeshjeje miqësore kundër Brazilit, në mars 2024. Qëllimi është të forcohen lidhjet mes dy vendeve dhe të luftohet kundër diskriminimit në stadiume.

5 Qershor 2023, 18:39 Nga DOSJA

Spanjë-Brazil, një miqësore nën moton: “Racistët,

SPANJE - “Racistët, jashtë futbollit”. Ky është slogani i ri i Federatës Spanjole. Në një deklaratë, organi i futbollit iberik njoftoi organizimin e një ndeshjeje miqësore kundër Brazilit në mars 2024, për të luftuar kundër racizmit dhe ksenofobisë.

“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll dhe Konfederata Braziliane e Futbollit kanë arritur një marrëveshje për të luajtur, në mars 2024, një ndeshje miqësore, e cila do të shërbejë për të përforcuar angazhimin e të dy enteve kundër dhunës në futboll dhe për të intensifikuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë tashmë. 

Spanjë-Brazil, një miqësore nën moton: “Racistët,

Ndeshja do të luhet në tokën spanjole dhe do të jetë një festë e madhe futbolli mes dy skuadrave më të fuqishme të skenës ndërkombëtare.

“Që tani e tutje, nën moton ‘One Skin’, Spanja dhe Brazili po forcojnë lidhjet e tyre futbollistike dhe angazhimet e tyre sociale”. Ky do të jetë takimi i dhjetë mes Spanjës dhe Brazilit, të cilët nuk janë përballur me njëri-tjetrin që nga finalja e Kupës së Konfederatave në vitin 2013 (fitoi 3-0 Spanja).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll