Sport

Në Paris, një delegacion i Al Hilal për të bindur dhe marrë firmën e Leo Messit...

Lionel Messi është zyrtarisht jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain, mirëpo agjencia franceze e lajmeve raportoi se një delegacion nga Al Hilal ka udhëtuar në Paris për të siguruar nënshkrimin e tij.

5 Qershor 2023, 15:24 Nga DOSJA
Në Paris, një delegacion i Al Hilal për të bindur dhe

FRANCE - Lionel Messi nuk do të vazhdojë më në Paris Saint-Germain dhe të gjithë presin të shohin se kush do të jetë faza e radhës në karrierën e futbollistit argjentinas.

Prej ditësh dihet se Al Hilal ofron “tokë dhe ujë” për ta bërë Messin të tyren dhe do të bëjë gjithçka për të marrë firmën e tij.

Që nga e diela, këto thashetheme janë bërë më të shpeshta me agjencinë franceze të lajmeve, e cila duke cituar burime të njohura me këtë çështje raporton për një delegacion të menaxhmentit të Al Hilal në Paris, që planifikon të takohet me agjentin e Messit, babain e tij Jorge, me synim nënshkrimin e kontratës me yllin argjentinas.

"Ka një delegacion saudit në Paris me një qëllim: të kthehet në Riad me miratimin zyrtar të Messit për ofertën e tyre. Nëse gjithçka shkon mirë, Messi do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe Al Hilal do ta shpallë atë fundjavën e ardhshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll