Sport

Shqiptarët shpëtojnë fansin e Djokovic-it në Paris që sulmohet nga dy ukrainas, donin t’i grisnin fanelën me mbishkrimin ‘Putin’...

Fatmiri nga Prishtina më tha, në një serbishte të përsosur, se isha i sigurt me të dhe se rojet e restorantit i larguan sulmuesit, - ka treguar Pavlovic për Kurir.

5 Qershor 2023, 17:10 Nga DOSJA

Shqiptarët shpëtojnë fansin e Djokovic-it në Paris që

FRANCE - Pasi ngriti pluhur në ‘Australian Open’, kur veshi një bluzë me mbishkrimin “Z”, mesa duket, serbi i famshëm nga Amerika do të përsërisë “serinë e dytë” në “Roland Garros” të Parisit.

Zoran Pavlović, të cilin mediat perëndimore e quajtën ‘Z-MAN’ me emrin e Melburnit, u shfaq sot në fazën e 16-të të Grand Slamit francez, ku Novak Djokovic fitoi bindshëm, i veshur me një bluzë me mbishkrimin ‘Putin’ me germa cirilike. E gjithë kjo është përjetësuar nga kamera në Paris, ku Zoran shihet në tribunën pas Novakut.

Shqiptarët shpëtojnë fansin e Djokovic-it në Paris që

Megjithatë, pas ndeshjes ka ndodhur një skandal. Pavloviç u sulmua në rrugë nga dy ukrainas. Ata ishin të vendosur të merreshin fizikisht me Zoranin, ka dëshmuar ekskluzivisht për Kurir.

“Filluan të më shanin dhe të më kërcënonin. Ata donin të më grisnin bluzën, u mbrojta sepse kisha një çantë në njërën dorë dhe celularin në dorën tjetër. Kjo zgjati një minutë të tërë, mendova se do të bëhej sherr, - rrëfen Zoran dhe shton se më pas i erdhën në ndihmë dy të rinj.

Shqiptarët shpëtojnë fansin e Djokovic-it në Paris që

“U shfaqën dy shqiptarë. Ata e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte. Menjëherë më tërhoqën në kafenenë e tyre dhe u thanë ukrainasve të largoheshin. Shqiptari më tha se nuk i intereson çfarë shkruhet në fanelë dhe se secili ka të drejtën e mendimit të tij.

Shqiptarët shpëtojnë fansin e Djokovic-it në Paris që
Fatmiri nga Prishtina, që jeton në Paris me serbin Zoran Pavloviq

Fatmiri nga Prishtina më tha, në një serbishte të përsosur, se isha i sigurt me të dhe se rojet e restorantit i larguan sulmuesit, - ka treguar Pavlovic për Kurir.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll