Sport

Manchester United përgatit një ofertë 60 milionëshe për mesfushorin Mason Mount...

Të vendosur për ta bërë të tyrin Mason Mount, “Djajtë e Kuq” sipas Telegraph, po përgatitet t'i ofrojë Chelseat 60 milionë paundë për mesfushorin anglez.

5 Qershor 2023, 16:00 Nga DOSJA
Manchester United përgatit një ofertë 60 milionëshe për

ANGLI - Manchester United, pas humbjes në finalen e FA Cup kundër Cityt, duket se është plotësisht i fokusuar në ndërtimin e ditës së nesërme. E për të qenë më “shkëlqyese”, Erik Ten Haag ka nevojë për lojtarin që do të ndryshojë mesfushën e skuadrës së tij.

Holandezi kishte veçuar tashmë rastin e Mason Mount dhe klubi pak ditë më parë arriti një marrëveshje me anglezin. Megjithatë, siç raporton Telegraphi, “Djajtë e Kuq” duan ta përfundojnë rastin menjëherë dhe po përgatisin një ofertë 60 milionëshe për Chelsean.

Nga ana e tyre, “Blutë” e Londrës në mënyrë ideale nuk do të donin të humbnin Mount, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2024, por ata duhet të shesin lojtarët para 30 qershorit për të balancuar financat e tyre.

I njëjti publikim thekson se Harry Kane mbetet gjithashtu një dëshirë e zjarrtë e Ten Haag , por sa i përket sulmuesit anglez, Manchester United pritet të përballet me një konkurrencë të fortë nga Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll