Sport

Holandezi Depay tërhiqet nga kombëtarja për “Final Four” në Nations League…

Anësori Memphis Depay, i thirrur fillimisht me kombëtaren e tij në katërshen e fundit të Nations League, që do të zhvillohet në Holandë (14-18 qershor), do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

5 Qershor 2023, 18:03 Nga DOSJA

Holandezi Depay tërhiqet nga kombëtarja për “Final

HOLANDE - Memphis Depay nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në “Final Four” të Nations League, i planifikuar në Holandë (14-18 qershor). Në rrjetet sociale, federate e “tulipanëve” njoftoi mungesën e sulmuesit të saj për kompeticionin.

Edhe pse në mungesë të kohës së lojës, për disa muaj me Atlético Madridin, të cilit iu bashkua gjatë pushimit të dimrit, ai ishte përzgjedhur nga trajneri Louis Van Gaal, pavarësisht dyshimeve për aftësinë e tij për të luajtur, pasi u dëmtua përsëri në maj.

Holandezi Depay tërhiqet nga kombëtarja për “Final

Në gjysmëfinale, Holanda pret Kroacinë më 14 qershor, ndërsa Spanja dhe Italia do të përballen të nesërmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll