Sport

VIDEO/ “Çështja Messi”: Takim i Jorge Messit me presidentin Juan Laporta, për rikthimin e “Pleshtit” në Barcelonë...

Një botim spanjol flet për një takim të Jorge Messit, babait dhe përfaqësuesit të Lionel Messit, me presidentin e Barcelonës, Juan Laporta, lidhur me mundësinë e rikthimit të argjentinasit në skuadrën katalanase

5 Qershor 2023, 14:54 Nga DOSJA

VIDEO/ “Çështja Messi”: Takim i Jorge Messit me

SPANJE - Ata po flasin për një takim mes presidentit të Barcelonës, Juan Laporta dhe Jorge Messit, babait të Lionel Messit dhe përfaqësuesit e tij në Spanjë.

Gazetari Tony Juanmarti ka postuar lajmin përkatës mesditën e së hënës, shoqëruar me një video ku shihet babai i Messit teksa hyn në shtëpinë e Laportës, ndërsa shkruan në llogarinë e tij në Twitter: “Aktualisht po takohen në shtëpinë e Juan Laporta presidenti i Barcelonës dhe Jorge Messi për të diskutuar rikthimin e mundshëm të lojtarit argjentinas”.

Pas këtij postimi të veçantë, “El Mundo Deportivo” shkruan: "Bomba ka shpërthyer: një takim midis Jorge Messit dhe Joan Laporta ka filluar tani në shtëpinë e presidentit të Barcelonës. Babai dhe agjenti i Leos vizituan shtëpinë e presidentit këtë mëngjes, siç raportoi gazetari Tony Juanmarti, duke e mbështetur atë me një video që tregon Jorge Messi hyn në bllokun e banesave ku jeton Juan Laporta, në një rrugë të Barcelonës pranë Camp Nou”.

Në fakt, ky lajm për takimin erdhi menjëherë pas raportimeve se La Liga kërkon të pranojë planin e Barcelonës për sa i përket racionalitetit ekonomik dhe t'i japë mundësinë për të bërë transferime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll