Sport

Edhe francezi N'Golo Kanté, i ‘bluve’ të Londrës, në "listën" e sauditëve...

Ndërsa Karim Benzema duhet të nënshkruajë në Arabinë Saudite në orët e ardhshme, mesfushori i Chelseat, N'Golo Kanté është gjithashtu një nga lojtarët e synuar nga sauditët.

5 Qershor 2023, 18:20 Nga DOSJA
Edhe francezi N'Golo Kanté, i ‘bluve’ të

ARABIA SAUDITE - Një listë me yjet e futbollit ‘10’+ është hartuar nga klubet e kampionatit të Arabisë Saudite, me Lionel Messin dhe Karim Benzema në krye të saj.

Luka Modric, Hugo Lloris (pista që përmendëm së fundmi), Sergio Ramos, Jordi Alba, Sergio Busquets, N'Golo Kanté, Angel Di Maria dhe Roberto Firmino, janë ndër objektivat e përmendur për t'u bashkuar me Ligën Pro Saudite.

Në total, autoritetet saudite janë “në kontakt me më shumë se 10 lojtarë, shumë prej të cilëve kanë fituar Kupën e Botës ose Champions League, në mënyrë që ata të mund t'i bashkohen kampionatit saudit sezonin e ardhshëm",- tha një burim të hënën pranë autoriteteve të negociatave. 

“Përveç ofertave mjaft fitimprurëse, ata do të luanin në një kampionat shumë konkurrues. Synimi është të përfundojmë shumicën e marrëveshjeve përpara fillimit të sezonit të ardhshëm më 11 gusht,”- është shprehur burimi.

Kur bëhet fjalë për Messin dhe Benzema, zyrtarët sauditë janë në Paris dhe Madrid duke u përpjekur të arrijnë marrëveshje, sipas burimeve të shumta dhe raporteve të mediave.  “Grushti” më i madh i Arabisë Saudite deri më tani ishte nënshkrimi i Cristiano Ronaldos nga klubi nga Al Nassr në fund të dhjetorit të kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll