Sport

Tare i jep lamtumirën Lazios: “Po largohem pas 18 vitesh, një aventurë intensive”

Tashmë ish-drejtori sportiv i lacialëve: "E kam bërë këtë zgjedhje prej disa kohësh"

5 Qershor 2023, 15:06 Nga DOSJA
Tare i jep lamtumirën Lazios: “Po largohem pas 18 vitesh, një

ITALI - Aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio ka marrë fund zyrtarisht. Është bërë e ditur nga vetë ish-sulmuesi shqiptar në ‘TG1’:

“Pas 18 vitesh do të marrë fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i SS Lazio. Unë kam disa kohë që e bëj këtë zgjedhje, por prita që Lazio të arrinte më të mirën, objektivin e Champions League, i vetëdijshëm se ka ndërtuar një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe”.

“Nuk do të ndalem së falënderuari presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë,- vazhdoi Tare, - tifozët e “biancocelesti” që kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje në këtë rrugë.

Një falënderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke mbajtur me vete çdo moment të këtij rrugëtimi. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur, ta ruajë me xhelozi këtë realitet të bukur. Gjithmonë Forza Lazio”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll