Sport

Ndahet nga jeta sprinteri legjendar: Ai do të kujtohet si njeriu i parë në botë, që i vrapoi 100 metrat në më pak se 10 sekonda…

Hines përfundoi finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Meksikës 1968 në kohën 9.95 sekonda, duke mposhtur Lennox Miller të Xhamajkës dhe bashkatdhetarin Charles Green.

5 Qershor 2023, 16:37 Nga DOSJA

Ndahet nga jeta sprinteri legjendar: Ai do të kujtohet si njeriu i

SHBA - Amerikani Jim Hines, atleti i parë që vrapoi zyrtarisht 100 metra nën dhjetë sekonda, vdiq në moshën 77-vjeçare, njoftoi sot World Athletics.

“Përveç që ishte kampion olimpik në 100 metra në vitin 1968, Hines është i famshëm për faktin se ishte njeriu i parë që vrapoi zyrtarisht nën pragun e dhjetë sekondave”, thuhet në një deklaratë nga World Athletics.

Hines përfundoi finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Meksikës 1968 në kohën 9.95 sekonda, duke mposhtur Lennox Miller të Xhamajkës dhe bashkatdhetarin Charles Green.

Në stadiumin Olimpik, fillimisht u shfaq koha prej 9.9 sekondash, më pas u ndryshua në 9.89, përpara se më në fund rezultati 9.95 sekonda të regjistrohej si koha zyrtare.

Ndahet nga jeta sprinteri legjendar: Ai do të kujtohet si njeriu i

“Ata po korrigjonin kohën, sepse askush nuk mund të besonte që një njeri mund të vraponte kaq shpejt”,- tha Hynes në një intervistë në vitin 2016.

Ajo kohë qëndroi si rekordi botëror për 15 vitet e ardhshme, derisa Calvin Smith e theu atë në 1983 në Kolorado Springs, duke vrapuar 100 metra në 9.93 sekonda.

Rekordi aktual botëror për 100 metra 9.58 sekonda u vendos nga legjendar Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Berlinit në vitin 2009.

Jim Hines fitoi medaljen e artë edhe në Meksikë me stafetën amerikane 4x100 metra dhe këto ishin të vetmet dy medalje olimpike për të, pasi menjëherë pas kësaj, në moshën 22-vjeçare, i dha fund atletikës dhe filloi karrierën në futbollin amerikan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll