Sport

Guardiola: "Më vjen shumë keq për sulmin ndaj gjyqtarit Taylor"… (video)

Sulmi i Anthony Taylor nga tifozët e Romës teksa largohej nga Budapesti është dënuar nga njerëzit e futbollit… Pep Guardiola ka shprehur mbështetjen e tij për arbitrin anglez.

2 Qershor 2023, 21:57 Nga DOSJA

Guardiola: "Më vjen shumë keq për sulmin ndaj gjyqtarit

ANGLI - Sevilla festoi mbrëmjen e së mërkurës, pas fitores së Europa League të shtatë në historinë e saj. Ndërkohë Romën e pushtoi hidhërimi, për faktin se e çoi finalen te penalltitë, por atje nuk mundi të merrte trofeun evropian për të dytin vit radhazi.

Për disa tifozë verdhekuq, megjithatë, faji për humbjen e kupës i takonte Anthony Taylor, me disa prej tyre që e sulmuan arbitrin anglez teksa ai po largohej nga aeroporti i Budapestit dhe madje shkuan aq larg sa të hidhnin edhe karrige ndaj tij.

E gjithë kjo shkaktoi një përshtypje të dhimbshme, teksa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kur u pyet për sulmin ndaj Taylor nuk hezitoi të mbajë një qëndrim të qartë në favor të tij, duke shprehur solidaritet:

"Sulmi ndaj Taylor? Unë jam shumë i mërzitur për imazhet që pashë dhe për të. Shpresojmë që të mos ndodhë më. Nuk ka asgjë tjetër në të cilën mund të shkoj,"- tha ai të premten në konferencën për shtyp që ai dha përpara finales së FA Cup kundër Manchester United të shtunën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll