Sport

Ten Haag përpara finales së nesërme të FA Cup: “Qëllimi është ta kthejmë Manchester Unitedin aty ku meriton të jetë”...

Trajneri holandez i “Djajave të Kuq” ka folur për finalen e FA Cup kundër Manchester City që do të zhvillohet të shtunën në Londër (16:00)

2 Qershor 2023, 20:00 Nga DOSJA

Ten Haag përpara finales së nesërme të FA Cup:

ANGLI - Manchester United është i vetmi ekip anglez që ka fituar (1999) "trisin" e trofeve, një nga shtatë skuadrat evropiane që e kanë bërë këtë. 

Të shtunën (16:00) në “Wembley” të Londrës, ajo do të përpiqet të mbrojë veçantinë e arritjes së saj, kur në finalen e FA Cup do të përballet me kampionët e Anglisë, Manchester City. 

Skuadra e Pep Guardiolës, nga ana tjetër, do të tentojë hapin e dytë në rrugën drejt “trisit”, përpara atij të tretë dhe të fundit një javë më vonë (10/6), në finalen e Champions League kundër Interit në Stamboll.

“Dua të fitoj”,- tha trajneri holandez i Manchester United, Erik Ten Haag sot në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen e nesërme. “Dhe për ta bërë këtë, ne duhet t'i ndalojmë ata. Duhet të japësh gjithçka për të fituar Kupën. Kemi një mundësi të madhe dhe duam ta shfrytëzojmë. Ne luftuam shumë për të arritur në finale dhe të luajmë me Cityn e bën më të mirë.

Jemi në një fazë zhvillimi, rruga që kemi ndjekur është padyshim e duhura. Në verë do të jetë e rëndësishme të vazhdoni në këtë rrugë. Sepse qëllimi është dhe mbetet ta kthejmë këtë klub aty ku meriton”,- shtoi Ten Haag, i cili për përfshirjen e Anthony theksoi: “Nuk ka gjasa, ka ende një shans, por është me të vërtetë një shans i vogël. Ai nuk ka bërë asnjë përparim. Ai ka ende një shans, por mendoj se nuk ka gjasa që ai të jetë i disponueshëm”.

I pyetur më pas nëse kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij, trajneri holandez u përgjigj: “Nuk e di. Unë kam luajtur edhe të tjera. Është padyshim një ndeshje e rëndësishme, por nuk dua të gjykoj se cila është ndeshja më e rëndësishme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll