Sport

Mourinho dikton kushtet për Friedkins, tri ditë kohë, ose largim…

Pritet takimi ballë për ballë me pronarët: ‘Special One’ dëshiron një ekip më konkurrues dhe një njeri të fortë pranë tij

2 Qershor 2023, 17:45 Nga DOSJA
Mourinho dikton kushtet për Friedkins, tri ditë kohë, ose

ITALI - Jose Mourinho do të shkojë me pushime të hënën. Nuk e tha rastësisht pas ndeshjes në Budapest, ishte një mesazh i qartë për pronarët e Romës. ‘Special One’ pret një takim me Friedkins, pas kaq shumë heshtjeje dhe sa më shumë betejave të zhvilluara vetëm. 

Do të jetë ballë për ballë, me trajnerin që tashmë ka diktuar kushtet e qëndrimit, përtej një viti tjetër të kontratës. Ai kërkon një ekip konkurrues, që nuk vjen i rraskapitur në fund të sezonit për shkak të mungesës së alternativave dhe që të jetë i aftë për të luftuar për Scudetton.

Koncepti i një tregu, që nuk është në nivelin e duhur është përsëritur shpesh gjatë sezonit dhe mbështetje nga klubi kur është e nevojshme. Mou dëshiron një burrë të fortë pranë tij.

Roma e mbyll sezonin me zero tituj, por bilanci i Mou është pozitiv. Fjalimi i tij pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Sevillas lë të hapur çdo skenar. Nga njëra anë, fjalët drejtuar lojtarëve të tij: “Unë po rri këtu për ju, unë jam vetëm këtu,”- nuk lënë vend për dyshime.

‘Special One’ është i lidhur pazgjidhshmërisht me lojtarët e tij, dhe kështu ka qenë në të gjitha ekipet që ai ka drejtuar. I mbron, i akuzon, është njëri prej tyre. Nga ana tjetër, gjembat në shoqëri dhe ajo "jam lodhur duke bërë gjithçka vetë", që dëshmon për një shqetësim dhe që lëshon një thirrje të qartë. 

A do të pranohet? Përgjigja brenda tre ditëve. Mou shkon me pushime të hënën: ende si trajner i Romës…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll