Sport

Guardiola: "United është një ekip më i mirë se ai me të cilin City u përball muaj më parë"

Manchester City po kërkon të fitojë titullin e dytë në vitin 2023 dhe për ta bërë këtë ata duhet të mposhtin United në finalen e FA Cup të shtunën (16:00).

2 Qershor 2023, 19:45 Nga DOSJA

Guardiola: "United është një ekip më i mirë se ai

ANGLI - Manchester City do të përballet me një skuadër shumë të ndryshme nga Manchester United që mposhti 6-3 në tetor, ka thënë Pep Guardiola, duke shtuar se skuadra e tij duhet të jetë në maksimumin e saj për të fituar finalen e nesërme të FA Cup.

City i Guardiolës do të përballet me United të Erik ten Hag, jo vetëm në finalen e parë historike të FA Cup mes rivalëve të Mançesterit, por edhe në të dytën nga tre ‘goditjet’ që “Qytetarët” synojnë të bëjnë ‘trisin’ e trofeve për sezonin.

“Ajo që Mançester Junajtid ka treguar në pesë apo gjashtë muajt e fundit, i ka bërë ata një ekip krejtësisht të ndryshëm nga ai me të cilin u përballëm në fillim të sezonit”,- tha Guardiola, sot në një konferencë për shtyp.

“Finalja ka të bëjë me atë se si do të jeni për 90 minuta, në atë finale”,- shtoi ai. “Nuk është ajo që ke bërë në të kaluarën, apo sa i mirë je. Është një ndeshje, kështu që ne duhet të jemi në maksimumin tonë për t'i mposhtur ata”, shtoi ai.

City, i cili shkoi i pamposhtur në javët e fundit të sezonit të Premier League për të fituar titullin e tretë radhazi, do të përballet me Interin në finalen e Champions League, më 10 qershor në Stamboll, një trofe që City ende nuk e ka fituar.

Guardiola: "United është një ekip më i mirë se ai

Guardiola tha se skuadra e tij është e përshtatshme dhe e shëndetshme për ndeshjen në “Wembley”. Kevin de Bruyne dhe Jack Grealish janë "stërvitur mirë",- tha ai, duke shtuar se Stefan Orega do të ruajë vendin e tij në portë, siç ka bërë gjatë gjithë ecurisë së Cityt në FA Cup.

Guardiola kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për punën mbresëlënëse të trajnerit holandez, i cili udhëhoqi Manchester United në Kupën e Ligës në shkurt dhe që zuri vendin e tretë në Premier League në sezonin e tij të parë:

“Nuk mund të them se jemi miq... por ai përfaqëson profesionin tonë të trajnerit në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se Manchester United ka pasur një menaxher të shkëlqyer për shumë vite”,- tha spanjolli.

Me shumë ndeshje të vendosura me penallti këtë sezon, duke përfshirë fitoren e Sevillas ndaj Romës në finalen e Europa League të mërkurën, City është gati për ndeshjen edhe nëse do të nevojiten ato. “Aftësia më e rëndësishme është mentaliteti”, tha Guardiola. City po ndjek një Kupë të shtatë FA, ndërsa United po ndjek një të 13-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll